Lajme

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavr*sjet

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në A2 CNN komentoi “Paketën e Maleve”, duke thënë se ky ligj është një 7501 i dytë.

Sipas kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” me këtë ligj të gjitha maleve në Shqipëri do t’u dalë pronari.

Është miratuar një ligj për paketën e maleve. Paketa e maleve është 701 i dytë. I dyti është më i tmerrshëm. Më i thellë. Po pse tmerr? Sepse te 7501 i parë të paktën u ndan në mënyrë proporcionale për të gjithë.

Ky është një ligj që malet e Shqipërisë do bëhen të gjitha me pronarë. Do bëhen me pronarë dhe e di si bëhen me pronarë sipas ligjit?

Shkon ti dhe merr tre burra te fshati dhe bëjnë një dëshmi para noterit dhe thonë që po këtë malin këtu e ka pas ky 20 vitet e fundit. Është kujdesur ky.

Ka pasur dhënë, ka pasur atë, ka pasur këtë. Nëse ti e ke poseduar si jo pronar për 20 vite në këtë drejtim, ligji thotë që ti mund ta marrësh dhe ke të drejtë të lësh marrëveshje zhvillimi me një ndërtues të madh. Po mali i Skënderbeut si do ndahet? Se aty kanë bërë foto gjithë turistë”, deklaroi ai.

Lapaj shkoi edhe më tej duke thënë se kjo nismë e qeverisë mund të prodhojë një luftë sociale dhe do të risjellë vëllavrasjem për prona në Shqipëri.

“Shiko, nuk është shumë serioze kjo që po të them.

Kjo që po të them dhe këtu ngelet, do të prodhojë një cikël konfliktesh sociale të papara në këtë republikë, sepse malet e Shqipërisë që nuk i pushtuan dot as pushtuesit më të egër, kanë qenë bazë jetese për popullsinë tonë.

Sepse popullsitë tona ti shikon në breg, nuk i ke fshatrat e Shqipërisë në bregdet në anë të detit siç i ke kudo nëpër Mesdhe. i ke atje në mal sepse ne kemi qenë shumë të lidhur me malin sepse është mënyrë jetese.

Ka ujin, ka bimët medicinale, ka drurin, ka kullotat e bagëtisë e të gjitha këto janë resurse sot për një pjesë shumë të madhe të popullsisë.

Tani unë po të them do vej në çdo mal të fshatrave të këtij vendi pronari i bërë me ligjin për paketën e maleve dhe do nis konflikti shumë shpejt pas pak kohe kur të nisë zbatimi i tij real në terren.

Tani do merret ndonjë masë këtu, do bëhet ndonjë gjë, do ketë ndonjë angazhim për të ndalur këtë vëllavrasje tjetër që po vjen, se kjo vëllavrasja e parë është me rëndë se këtu janë vrarë për një vijë uji tani të vritesh për një mal mbase është akoma dhe më e fortë”, tha Lapaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button