Lajme

LAJMI I KEQ për shqiptarët/ Administrata “Trump” pezullon Lotarinë Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë

Vendimi i presidentit Donald Trump për të pezulluar Programin e Lotarisë së Vizave të Diversitetit (Lotaria e Kartës Jeshile) prek drejtpërdrejt edhe Shqipërinë, e cila prej vitesh është pjesë e vendeve të kualifikuara për këtë program emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara.

Shqiptarët kanë qenë tradicionalisht ndër përfituesit e këtij programi, me dhjetëra qytetarë që çdo vit fitojnë të drejtën për të aplikuar për qëndrim të përhershëm ligjor në SHBA. Pezullimi i shpallur nga administrata Trump krijon pasiguri si për aplikimet e ardhshme, ashtu edhe për fituesit aktualë që ndodhen ende në proces verifikimi dhe intervistash.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, njoftoi në platformën X se pezullimi është urdhëruar nga presidenti Trump dhe po zbatohet nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, megjithëse programi është krijuar me ligj nga Kongresi, çka pritet të sjellë kundërshtime dhe sfida ligjore.

Për qytetarët shqiptarë që kanë fituar tashmë lotarinë, ekziston rreziku i vonesave ose i ndalimit të përkohshëm të procedurave, ndërsa për ata që planifikonin të aplikonin në edicionet e ardhshme, mundësia për pjesëmarrje mbetet e paqartë deri në një vendim përfundimtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button