ShowBiz

Labi me deklaratë për fituesin e edicionit të parë: Kush ia fitoi Big Brotherin Stresit? Unë me shokë

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka shpërthyer një deklaratë e papritur nga banori Labinot Rexha, e cila ka ngjallur diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë.

Gjatë një bisede me banorët, Labinoti ka thënë se ai dhe shokët e tij kanë qenë ndër ata që ndihmuan në sigurimin e fitores së Stresit – fituesit të edicionit të parë të këtij formati.

“Kush ia fitoi Stresit? Unë me shokët e mi”, deklaroi ai.

Deklarata e tij është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale, ku publiku ka nisur debatet se sa realisht mund të ketë ndikuar Labinoti dhe rrethi i tij në këtë mes.

Stresi u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova me një mbështetje të madhe publike.

Në edicionin e dytë fitues u shpall Lumbardh Salihu e në të tretin Drilo

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button