Life Style

Kush është ajo? Xheneta shokon studion, nxjerr zbuluar të DASHURËN e Bledi Manes: Biondinë…

Xheneta Fetahu nuk ishte dje në studion e “Trotuar” në “E Diell”, por u bë pjesë e saj me një lidhje të drejtpërdrejtë. Gjatë bisedës me Nevina Shtyllën, ndërhyri edhe Bled Mane duke i thënë se ‘i mungon’.

Xheneta më pas i zbulon një sekret, ajo e uron gazetarin për të dashurën. Në këto momente, Nevina i kërkon që të thotë kush është, por ajo përgjigjet duke thënë se është bionde dhe se javën tjetër do të zbulojë detaje të tjera.

Pjesë nga biseda:

Nevina: Manushi u bë kurioz për marrëdhënien tuaj

Xheneta: Thuaj Manushit se kam dëgjuar se çfarë ka thënë në prapaskenë

Nevina: Jo, këtu live e tha. Tha që i mungon Xheneta Inës.

Xheneta: Po ndoshta edhe i mungoj

Ina: Jo

Bledi: Më mungon mua Xhenetë

Nevina: Gjithmonë Bled Mane ka mallë për ty

Xheneta: Nuk ka me kë të zihet aty, prandaj

Bledi: Deri tani jemi zënë, nuk jemi keq. Më mungon se ke një lloj energjie të rafinuar

Xheneta: O Bledi urime për të dashurën

Bledi: Faleminderit zemra

Nevina: Xheneta ça ishte ky lajm, urime Bled. Kush ishte kjo vajza?

Xheneta: E kam zbuluar të dashurën e Bledit

Nevina: Kush është?

Xheneta: Do ta zbuloj kur të jem aty

Nevina: Na thuaj një inicial

Xheneta: Biondinë

Nevina: Inicialet moj

Bledi: R. SH., Ronaldo Sharka

Nevina: Dashurinë e re, jo të vjetër/tch

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button