Shëndet

Kujdesi ndaj dhëmbëve/ Boçova: Mos i lini pas dore dhëmbët e qumështit

Ekspertët paralajmërojnë se zakone të përditshme si përdorimi i gjatë i biberonit apo thithja e gishtit mund të shkaktojnë probleme serioze në zhvillimin e dhëmbëve dhe nofullave.

Stomatologia Lerida Boçova apelon për më shumë vëmendje nga prindërit, duke theksuar rëndësinë e dhëmbëve të qumështit për shëndetin oral të fëmijës.

Shëndeti oral është një pjesë thelbësore e shëndetit të përgjithshëm, dhe kujdesi ndaj dhëmbëve duhet të nisë që në moshë të vogël.

Ne nje interviste per Ora News mjekja stomatologe Lerida Boçova thotë se që me daljen e dhëmbëve të parë të fëmijëve kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm.

‘’Me daljen e dhëmbit të parë në gojë edhe prindërit duhet të fillojnë që të kujdesen për të me një nap ose me një garzë duke e pastruar.

Më pas rreth moshës 2 vjec rekomadohet edhe përdorimi i pastës në një sasi shumë të vogël dhe pastrimi i dhëmbëve dhe fillimi i krijimit të zakoneve të shëndetshme për fëmijët’’.

Mjekja thotë se një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë prinderit është neglizhimi i dhëmbëve të qumështit që janë po aq të rëndësishëm për zhvillimin e dhëmbëve të përhershëm dhe të nofullave.

Mjekja këshillon gjithashtu shmangien e disa zakoneve si përdorimi i gjatë i biberonit apo thithja e gishtit në mënyrë që të parandalohen deformimet e nofullave dhe problemet dentare në të ardhmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button