Life Style

Klinika private e kërcënon me burg, Eliona Pitarka: Nisët sulmin se donit para’

Pas akuzave të ngritura nga një klinikë private, aktorja Eliona Pitarka ka reaguar publikisht përmes një videoje në rrjete sociale, duke mohuar kategorikisht çdo pretendim dhe duke sqaruar se nuk ka asnjë procedurë gjyqësore në ngarkim të saj.

Në deklaratën e saj, Pitarka nis me një ironi: “Nuk jam në burg”, dhe thekson se çështja është shumë sensitive për të, pasi lidhet drejtpërdrejt me fëmijët. Ajo sqaron se informacioni që ka ndarë ka qenë gjithmonë publik dhe edukativ, i ngjashëm me materialet që profesionistë të fushës dhe media shpërndajnë prej vitesh, duke theksuar se nuk ka dhënë kurrë diagnoza apo këshilla individuale, por vetëm përvoja personale si nënë dhe si person publik.

Pitarka kritikon gjithashtu tentativën për të kufizuar informacionin, duke e konsideruar këtë një përpjekje për ta zhvendosur atë nga hapësira publike drejt një marrëdhënie me pagesë. “Humanizmi ka mbaruar në vendin tonë, por çdo gjë është kthyer në biznes”, shprehet aktorja.

Ajo i mohon kategorikisht edhe akuzat për mesazhe kërcënuese, duke i cilësuar të pavërteta dhe duke publikuar dëshmi që sipas saj e vërtetojnë këtë. Pitarka përmend se më parë kishte promovuar vetë mjekun në rrjetet sociale për pyetjet e nënave, dhe klinika e ripostonte këtë informacion. Sipas saj, reagimi i klinikës erdhi vetëm pasi një informacion që duhet të paguhej u shpërnda publikisht.

Ajo gjithashtu ka vënë në dispozicion edhe foto ku pak para kësaj situate, e sugjeronte mjekun në fjalë shpesh në story-t e saj për nënat që e pyesnin në Instagram, ku më pas klinika private e ripostonte. Ndërsa sapo u shpërnda një informacion që sipas tyre duhet të PAGUHET, kjo klinikë nisi sulmin.

Në fund, Pitarka thekson se nuk ka marrë asnjë njoftim, thirrje apo dokument zyrtar nga ndonjë institucion ligjor, duke e cilësuar situatën si akuza publike pa bazë ligjore, që synojnë dëmtimin e imazhit të saj më shumë sesa ndjekjen e një procesi real juridik.

Deklarata e Eliona Pitarkës vjen si një reagim mbrojtës, duke nënvizuar se ndarja e informacionit publik dhe edukativ është pjesë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë sociale ndaj prindërve dhe komunitetit./Pamfleti

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button