Lajme

“Kisha një ftesë nga Berisha, por nuk shkova në tryezë”- Lubonja: Nuk dua të më ftojë ai!

Analisti Fatos Lubonja zbuloi sot në Kjo Javë se kishte një ftesë për te tryeza e Berishës me partitë e vogla opozitare dhe shoqërinë civile, por nuk mori pjesë.

Lubonja theksoi se nuk shkoi aty pasi vetë ftesa ishte nga Berisha.

Sipas tij, opozita duhet të largohet nga kultura e vjetër e njëshit, por të ngrihet një komision me sa më shumë të rinj dhe të tregojnë një kulturë të re.

Lubonja: Kisha një ftesë. Nuk shkova. Dikush më thotë ti ke folur për bashkim, ja kjo është një tentativë për bashkim. Por unë jam akoma për bashkim por e konceptoj pak ndryshe. Në një kulturë tjetër. Jam kundër, po të shikosh të gjithë jo vetëm Berishën, edhe të vegjlit thonë hajde bashkohuni rreth meje, rreth Skënderbeut, rreth liderit. Jam kundër kësaj qasje. Vërtet duhet bashkim. Edhe Lapaj thotë hajdeni këtu.

Unë jam për një bashkim që eliminon personalizimin, Skënderbeun. Fut sa më shumë një lëvizje njerëzish të rinj që futen në këtë lojë. Është një kulturë e vjetër, aq më tepër kur bashkimin ta kërkon Sali Berisha. Berisha, Rama Fatos Nano apo dhe Meta, janë njerëz që thonë bashkohu rreth meje dhe vijnë në pushtet dhe bëjnë të kundërtën që kanë thënë.

Dua garanci kur jap mbështetje është si të hipi në anije dhe shkojmë në një drejtim bashkë. Jo kush do të iki majtas pastaj e hedh nga anija. Duhet që bashkimi të vijë rreth shumë figurave. E kam dhe një histori, në vitin 97, u formua një forum për demokraci ku ishin dhe shumë parti, shoqata që nuk kishte një figurë të madhe. nuk dua të më ftojë Sali Berisha. Dua të lind një komision që këta e krijojnë dhe të më ftojë ky komisioni, atëherë dhe mund të vij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button