Life Style

Kiara Tito ‘nuk mban më’, i përgjigjet publikisht ndjekëses që e ofendoi

Kiara Tito ka reaguar publikisht në rrjetet sociale ndaj një ndjekëseje, e cila duket se ka përdorur gjuhë fyese ndaj saj.

Çifti i njohur, Kiara dhe Luizi, po punojnë aktualisht për një projekt të përbashkët kinematografik që pritet të lançohet në vitin 2026, por vëmendja e madhe mediatike shoqërohet shpesh edhe me reagime jo dashamirëse nga individë të caktuar.

Madje më herët, kur çifti publikoi trailerin e filmit, ata u surprizuan nga reagimet negative dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale.

Kësaj radhe, moderatorja nuk ka ‘mbajtur më’. Ajo ka reaguar ndaj gjuhës së urrejtjes.

Në një postim në “Instastory”, Kiara ka publikuar emrin dhe foton e profilit të një zonje, duke shprehur habinë se si dikush mund të përdorë fjalë të ulëta ndaj një gruaje tjetër.

Ajo theksoi se nëse një personazh nuk pëlqehet, zgjidhja është injorimi dhe jo ofendimi, duke e cilësuar veprimin si të turpshëm dhe duke kërkuar raportimin e profilit në fjalë. Ky qëndrim shënon një reagim të rrallë nga ana e moderatores, e cila zakonisht zgjedh të mos përfshihet në replika publike me komentuesit negative.

Kiara Tito ‘nuk mban më’, i përgjigjet publikisht

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button