ShowBiz

“Ke qëndruar në një krevat”/ Greta debaton me Selin: Pse të djeg me Mirin?

Selin dhe Greta kanë pasur debatin e parë mes tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Ditën e djeshme, Greta u zgjodh lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe menjëherë ka ndarë punët. Ajo vendosi që Selin dhe Mateo të merreshin me lavanderinë.
Por jo vetëm kaq, pasi Greta nuk e shpëtoi mbrëmë Selin gjatë zinxhirit, por tha emrin e Kristit. Teksa Greta po fliste me Mirin, ajo përmendi edhe Selin, e cila ishte aty pranë dhe menjëherë iu kundërpërgjigj:
Unë personalisht, edhe mbrëmë kur po flisnim për zinxhirin, i thashë se nëse do niste zinxhiri tek unë, para Gretës nuk do të të shpëtoja ty. Nëse do të flasësh për lojën time, hajde fol me mua. Nëse do të flasësh me Mirin, fol me Mirin për Mirin.
Selin më pas i tha se e la me Mateon në lavanderi, pavarësisht klipit që u dha mbrëmë gjatë spektaklit të madh të BBVip 5. Ky detaj sipas Gretës, nuk ishte gjë e keqe, pasi thjesht do fusin dhe do heqin çarçafë.
Biseda mes tyre:
Greta-Mirit: Pse nuk të tha Selin për shembull mos e nomino Gretën

Selin: Ja kam thënë
Greta: Po ja që e ka bërë
Selin: Unë personalisht, edhe mbrëmë kur po flisnim për zinxhirin, i thashë se nëse do niste zinxhiri tek unë, para Gretës nuk do të të shpëtoja ty. Nëse do të flasësh për lojën time, hajde fol me mua. Nëse do të flasësh me Mirin, fol me Mirin për Mirin
Greta: Unë e kam personale
Selin: Atëherë mos e përmend emrin tim
Greta: Selin nuk të kam ulur kurrë
Selin: Ai po thotë ‘pse e le në nominim?’
Greta: Se bëra zgjedhjet e mia
Selin: Ok, nëse dal unë thua ‘është loja ime’
Greta: Më fal, kam ardhur me ju bërë fresk Mirit dhe ty?
Selin: Për Mirin bëj ça të duash, për freskun tim nuk kam nevojë, biles dua të ngrohtë se për fresk kam vetë
Greta: Kur më vjen keq si femër, normalisht do të mbroj
Selin: Prandaj të erdhi keq si femër dhe më le me Mateon. Se si femra femrës me atë klip që pe mbrëmë, më le me Mateon në një dhomë dy me dy
Greta: Ke qëndruar në krevat me Mirin moj. Ishe në lavanderi. Oj motër, nuk po bën gjë të keqe
Selin: Oj motër, është puna jote
Greta: Është lavanderi, fut çarçafët, merr çarçafët
Selin: Është puna jote, është loja jote
Greta: Nuk është gjë e keqe, ti ke kaluar limite të tjera
Selin: Po të them është puna jote, loja jote, bëj ç’të duash. Po të them faleminderit që më le pas atij klipi me Mateon
Greta: Pse të djeg për Mirin?
Selin: Mateo

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button