Lajme

Kandidati për drejtuesin e Gardës/ Basha: Ja çfarë do bëja nëse avionët e SHBA do vinin në kryeministri

Faik Basha, ekspert sigurie dhe kandidat për drejtues të Gardës së Republikës, në një emision televiziv, tregoi se çfarë do të bënte në një rast hipotetik të mjeteve ajrore amerikane mbi Kryeministri.

“Ne nuk kemi asnjë institucion, përfshi dhe atë të Gardës Republikës, i cili është në luftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as me politikat amerikane. Jemi me fat që e kemi vend mik edhe SHBA-në. Shqipëria të paktën që në 1920 ka parë benefite dhe ka parë të mira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi vend i cili jemi ndihmuar. Kosova është çliruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që asnjë helikopter i Shteteve Bashkuara të Amerikës mbi krye të çdo institucioni nuk përbën rrezik, përveçse është mbrojtje”, tha Basha.

Ai shtoi se nëse zgjidhet në krye të Gardës së Republikës, “do të kërkoj një bashkëpunim të thelluar me institucionet amerikane për të avancuar më tej procesin e punës dhe avancimin e mëtejshëm të strukturave të sigurisë në këtë institucion, sepse kuptohet se teknologjia dhe rreziku avancon, kështu që duhen përshtatur dhe institucionet”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button