“Kam të drejtën të mos vuaj”- E prekur nga SIDA, gruaja i drejtohet gjykatës pas refuzimit të kërkesës për ndihmë për vetë*rasje

Një grua 44-vjeçare nga Italia, e cila vuan nga skleroza laterale amiotrofike (SLA), po kërkon ndërhyrjen e gjykatës pas refuzimit të kërkesës së saj nga autoritetet shëndetësore lokale (ASL) për t’u ndihmuar për vetëvrasje. Historia e saj është bërë publike nga shoqata “Luca Coscioni”, e cila po e mbështet ligjërisht.
Gruaja, e cila kërkon të identifikohet me emrin fiktiv “Coletta”, shprehet se “kam të drejtën të mos dënohem me vuajtje”. Ajo e përshkruan veten si një qytetare “e vetëdijshme, e kthjellët dhe e vendosur” dhe nuk pranon që vullneti i saj “të shkelet nga vlerësime që duket se injorojnë jo vetëm gjendjen time shëndetësore, por edhe të drejtën për të mos u dënuar me një vuajtje që nuk ka më asnjë kuptim për mua.”
Nëse kërkesa e saj refuzohet sërish, ajo thekson se alternativa e vetme që i mbetet është transferimi në Zvicër, ku mund të kryejë vetëvrasjen me ndihmë ligjërisht. Avokatja e saj, Filomena Gallo, e cilëson refuzimin e ASL-së si “shqetësues dhe çnjerëzor” dhe “në kundërshtim të plotë me vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.
Marco Cappato, arkëtar i shoqatës, kritikon institucionet lokale, duke theksuar se një projektligj rajonal për këtë çështje, i depozituar para më shumë se një viti, ende nuk është diskutuar. Ai kujton se Presidenti i Rajonit, Vincenzo De Luca, ka bllokuar ligjin, duke mos lejuar një debat të hapur, ndonëse ka thënë se do të ketë konsultime me palët e interesuara, përfshirë Konferencën Episkopale.
Gruaja, pas refuzimit fillestar në qershor, i kërkoi ASL-së një rivlerësim urgjent dhe transmetimin e opinionit të komitetit etik. Meqenëse nuk mori asnjë përgjigje, ajo paraqiti një kërkesë urgjente në Gjykatën e Napolit. /ANSA