Life Style

“Ka vdekur”, Bes Kallaku thumbon Xhensila Myrtezajn?!

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka bërë disa deklarata të forta së fundmi në një intervistë me Grida Dumën, rreth një vit pas ndarjes së bujshme.

Teksa divorci me këngëtaren Xhensila Myrtezaj mbetet ende një temë e diskutuar, Besi zgjodhi të flasë pa doreza për mënyrën se si e percepton të shkuarën.

Gjatë bisedës, ai theksoi prerë se “e shkuara e tij ka vdekur” dhe se po jeton vetëm të tashmen.

Me tone zhgënjimi, aktori lëshoi mesazhe të koduara për mosmirënjohjen, duke deklaruar: “Përveçse ju kam dhënë dorën, ju kam dhënë edhe bukën”.

Ai veçoi dy fëmijët dhe prindërit si pasurinë e tij të vetme, duke shtuar se besimi në Zot e mban të fortë përballë “miqve” që u kthyen në kundërshtarë.

“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen. Unë nuk jam askushi por prezenca ime në jetën e disa njerëzve ua ka bërë jetën më të bukur atyre.”-tha ai

Grida Duma: Je zhgënjyer nga ata që ke pasur afër përgjithësisht?

“Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?! Përveçse ju kam dhënë dorën, ju kam dhënë edhe bukën. Sado të zgjasë nata, do lindë dielli, do të vijë dita. Sa armiq që kemi, dhe sa “miq” armiq që kemi përreth. Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët e mi, nëna dhe babai im. E marrim jetën për të mirëqenë. Sikur s’do na ndodhë kurrë e keqja. Ndërroi jetë edhe Shpati i shkretë. A kishte plane për sot?”, tha aktori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button