Life Style

“Jam në Top Formë!”/ Ilir Meta i përgjigjet intervistës së Kryemadhit: Ishit shqetësuar për mua, nuk kam drita…

Pas intervistës së Monika Kryemadhit në Top News ku u diskutua marrëdhënia e saj me ish-presidentin, ky i fundit ka reaguar në rrjete sociale.
Me tone ironie ai shprehet se janë shqetësuar për të por nuk ka drita dhe nuk ka patur mundësi ta ndjeki por meqenëse moderatorja punon në Top News ai njofton se ndodhet në Top Formë.

Gjithashtu ish-presidenti njoftoi se mund të intervistohet në çdo moment jo vetëm për shëndetin por për çdo të vërtetë që duhet të dëgjohet.
“E dashur Fiori Dardha,

Më informuan sot se ke qenë e shqetësuar për situatën time shëndetësore, pasi unë nuk kam patur mundësi t’ju ndjek live, se këtu në IEPV “Jordan Misja”, nuk ka patur energji elektrike as sot.
Meqë ju punoni në Top News ju garantoj se jam në Top Formë.

Jeni e mirëpritur në çdo kohë për të më intervistuar, jo vetëm për të më pyetur për shëndetin, por dhe për gjithçka tjetër ju intereson, rreth meje, Partisë së Lirisë apo politikës.”
𝐉𝐮 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button