Politike

Intervistoi Arben Ahmetajn, Peka: Sot në Shqipëri kemi 4 pole. Lufta më e madhe brenda PS mes Ramës dhe të pakënaqurve

Gazetari Çim Peka i ftuar në një studio televizive, në një edicion special të këtij emisioni pas intervistës ekskluzive të tij me ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, është shprehur se në Shqipëri aktualisht janë 4 pole pushteti.

Sipas Pekës, një pol është Rama, poli i dytë është opozita, i treti është SPAK, edhe pse periferit dhe poli i katërt sipas tij është Arben Ahmetaj dhe të pakënaqurit e PS-së që janë në luftë me polin e parë, Edi Ramën.

Sipas gazetarit që intervistoi Arben Ahmetajn, lufta më e madhe po bëhet mes polit të parë dhe atij të katërt.

Çfarë shoh unë sot? Ne sot kemi katër pole.

Një është poli i pushtetit që është Rama.

Një është poli i opozitës, i cili është nën sulm nga mediat, nga krimi, nga Rama dhe nga SPAK-u. Edhe po të dojë të bëjë gjë, nuk e di a e di ta bëjë, a ka mundësi, por është nën sulm. Dhe është më shumë në mbrojtje sesa mund të sulmojë. Kjo opozitë është e sulmuar nga të gjitha pikëpamjet. Mediat e masakrojnë. Edhe për shiun e ka fajin opozita. SPAK e ka masakruar. Kryeministri gjatë gjithë kohës blen elementë dhe gjithë kohës e shantazhon.

Kemi SPAK-un, i cili është aksesor, pol i tretë i Ramës. Vetëm çështjet që marrin shumë erë dhe s’kanë çfarë i bëjnë, u fillon hetim, por ndërkohë Ramës i jep kohë që ai të marrë masa dhe t’i zëvendësojë. Kjo është e dukshme tashmë.

Poli i katërt, që ka dalë nga hiçi, është lufta e brendshme e PS-së, ka nxjerrë dikë që është gati për të denoncuar dhe për t’u hakmarrë dhe ai thotë e kam për parimore, por që është kthyer në institucion besimi, audituesi nga Lugano, Arben Ahmetaj. Këto katër kemi ne sot.

Dhe po të shikosh sot, ty kush po ta krijon përplasjen? Rama nga njëra anë, se SPAK-u s’ekziston. Është marrëveshje. Opozita është në sulm. Dhe tradhtarët brenda llojit të PS-së që furnizojnë Arben Ahmetajn, i cili sot jeton vetëm për t’u marrë me Edi Ramën. Këto sot janë dy polet që janë në luftë. Për të qenë, për të qenë korrekt. Dhe ne, dhe ne të rrimë këtu, opozita është në sulm, SPAK-u është aksesor i Ramës vetëm kur gjëra qelbin dhe merr erë, fillon hetim po atij i jep kohë t’i zëvendësojë koordinatorët siç ka thënë Taulanti me kohë.

Koordinatorin e korrupsionit ka ndihmuar që e dimë që ka fletarresti për të, Engjëll Agaçi. Koordinatorin e krimit, nga Gjeneva e ke thonë, e ke në Elbasan, e ke gjithë ditën në telefon me Edi Ramën me telefona të tjerë. Ergys Agaçi gjithë ditën në telefon me Edi Ramën. E dinë SPAK-u, nuk e prek. E zëvendëson koordinatorin e krimit.

Vetëm përplasja, në këtë situatë që kemi ardhur, në këtë mosreagim të opinionit, kemi vetëm shpresën te përplasjet dhe fatmirësisht po funksionon. Ky është i vetmi popull në botë që pret që opozita të… Opozita votohet, opozita nuk rrëzon. Është populli vetë që reagon’, tha ndër të tjera gazetari Çim Peka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button