Politike

Idajet Beqiri “hap letrat” dhe paralajmëron arrestimin e Sali Berishës për llogari të SHBA, nga ma*akra e 1997-s,…

Avokati i njohur, Idajet Beqiri shpërfaq një analizë të thellë dhe të mprehtë mbi krimet që lidhen me figurën e Sali Berishës dhe periudhën e tij në pushtet. Gjatë një intervistë për “ABC News”, avokat Beqiri paralajmëron se koha e llogaridhënies për kreun e Partisë Demokratike po afron, duke ndërlidhur një sërë ngjarjesh të errëta që shoqërojnë karrierën e tij politike. Nga tragjedia e vitit 1997, kur Shqipëria u përfshi në një kaos të paimagjinueshëm, te grushti i shtetit i vitit 1998, Berisha ka lënë pas një gjurmë të thellë dhune dhe korrupsioni.

Për më tepër, lidhjet e tij me grupe ndërkombëtare si Al-Kaeda, trafiku i armëve me regjimin e Gedafit dhe mbështetja për Hamasin, janë vetëm disa nga krimet që Beqiri thotë se do të sjellin një kapitullim të pashmangshëm për ish-presidentin. Avokati i njohur shprehet se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara, që ka pasur një rol të rëndësishëm në shpëtimin e Shqipërisë nga kaosi i vitit 1997, do të jetë gjithashtu kyç për ndëshkimin e Berishës për veprimet e tij të pasigurta dhe të rrezikshme. Përmes kësaj interviste, Beqiri zbërthen kompleksitetin e skandaleve që kanë shoqëruar liderin politik shqiptar dhe tregon se si ky ballafaqim i shumëfishuar me të kaluarën mund të përfundojë me një kërkesë të fuqishme për drejtësi.

Avokat, besoj se e keni ndjekur lajmin. Në të gjitha mediat botërore ka qenë arrestimi i Maduros, presidentit të Venezuelës, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me sa duket, ky arrestim në njëfarë mënyre ka entuziazmuar edhe kryetarin e opozitës, zotin Berisha. Siç duket, kreu i selisë blu pret që betejat e tij të përsëritura të ndihmohen nga një ndërhyrje e ushtrisë amerikane për të rrëzuar Ramën këtu në Tiranë. Por, nga ana tjetër, vetë Berisha harron që është i shpallur “non-grata” nga amerikanët dhe thotë se shumë shpejt do t’i vijë radha edhe Shqipërisë. Avokat, çfarë paralajmëron për ju arrestimi i Maduros nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mund të ketë ngjashmëri edhe me Shqipërinë? Dhe nga ana tjetër, a kanë ndërhyrë ndonjëherë forcat amerikane në vendin tonë dhe për çfarë?

Në fakt, arrestimi i Maduros është me të vërtetë një lajm shumë i mirë, i cili është pritur me entuziazëm kudo në botë. Tjetër gjë është kush bën politikë dhe tjetër kush udhëhiqet nga parime. Ne tani, duam apo s’duam ta pranojmë, ndodhemi para një rendi të ri botëror. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë rolin parësor për ta mbajtur këtë rruzull në parametrat e zhvillimeve normale. Kur ato shikojnë që në një vend nuk lulëzon demokracia dhe zgjedhjet e lira, por korrupsioni dhe trafiqet, atëherë ndërhyhet. Me këtë ndërhyrje, SHBA-të tregojnë se nuk mund të pajtohen më me parimin e mosndërhyrjes kur udhëheqësit bëjnë krime dhe korrupsion. Ky lajm, ose kjo ngjarje, në rast se do të ishte zbatuar në Shqipëri në vitin 1997, kur Berisha, mbasi u vodhi shqiptarëve mbi 4 miliardë dollarë me firmat piramidale, nuk do të ishte lejuar të bënte atë masakër me mbi 3,000 të vrarë. Ai shkaktoi luftë civile dhe kreu akte terroriste ndaj vetë ambasadës amerikane, duke kërkuar hedhjen e saj në erë dhe duke i bërë atentat ambasadores amerikane. Po të funksiononte ky parim atëherë, Shqipëria do të kishte shpëtuar dhe nuk do të vuanim goditjet që u finalizuan me Gërdecin dhe vrasjet në bulevard në 2011-ën.

–A kanë ndërhyrë forcat amerikane në Shqipëri?

Po, kanë ndërhyrë disa herë. Në vitin 1997, po të mos ndërhynin SHBA-të, Shqipëria do të kishte marrë fund; grekët dhe serbët ishin gati ta coptonin. Ne shpëtuam falë SHBA-së dhe aleatit tonë, Turqisë, që ishte gati të ndërhynte. Ndërhyrja tjetër më e fortë ishte kur Sali Berisha bëri grushtin e shtetit në vitin 1998, pasi humbi zgjedhjet. Ai mobilizoi forcat e tij me ndihmën e Al-Kaedës. SHBA-të e dinë mirë që ai është takuar dhe ka strehuar forcat e Bin Ladenit këtu. Më 14 shtator 1998, kur Saliu mori tanket, SHBA-të i dhanë një ultimatum të fortë dhe ai u tërhoq menjëherë. Edhe në vitin 2017, kur filluan protestat e dhunshme, forcat amerikane bënë stërvitje të përbashkëta këtu për të treguar praninë e tyre. Sigurinë kombëtare ne e kemi në duart e SHBA-së.

-Ka një paradoks, Sali Berisha e barazon Edi Ramën me Maduron. Pse e bën këtë?

E bën sepse faktikisht ai është vetë “Maduro”. Madje, krimet e Sali Berishës në Shqipëri, kombëtare dhe ndërkombëtare, nuk mund të barazohen me asnjë të burgosur tjetër në këto 35 vjet. Ai është përgjegjës për vdekjen e afërsisht 10,000 njerëzve. Është njeriu që bëri korrupsionin më të rëndë, duke shitur pasuritë e kombit, kromin dhe naftën, për “dhjamë qeni”. Ai krijoi “republikën e drogës” në Lazarat. Sot nuk ka korrupsion në ato shkallë që ishte në kohën e tij. Sot 96% e shërbimeve bëhen online, ndërsa dikur duhet të paguaje ryshfet edhe për një dëshmi penaliteti apo certifikatë. Edi Rama po e lufton korrupsionin dhe trafiqet. Berisha e ngatërron me veten sepse SHBA-të atë që bënë me Maduron, e bënë me Sali….

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button