Life Style

“I kisha vendosur emrin”/ Fëmija i ndërroi jetë pasi lindi, rrëfehet mes lotësh reperi Marin: Zoti më dha forcë të mos humbja mendjen

Pak kohë më parë, reperi i njohur Marin përjetoi një ngjarje tragjike, iu cili humbi fëmijën e tij menjëherë pas lindjes.

Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, ai rrëfehet mes lotësh për njarjen që i tronditi jetën dhe duke falënderuar Zotin për forcën për ta përballuar. Ai gjithashtu falënderoi dhe personat që i qëndruan pranë dhe fansat e tij për komentet ngushëlluese.

“Falënderoj Zotin që ma bëri të mundur të isha i fortë dhe të mos humbja mendtë e kokës. Shpresoj mos t’i bjerë asnjërit sepse është ngjarje shumë e rëndë. Ja kisha vendosur emrin.

Unë isha në Angli. Doktori që po ndiqte nusen ishte fetar. Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte 2-3 herë më e madhe. Falënderoj dhe personat që më qëndruan në krah. Kur lexoja fansat që më ngushëlluan, isha i lumtur sepse ka akoma mirësi. Do të doja që të bënim më shumë për njëri-tjetrin. Ndjenja më e mirë se e të marrit është ajo e të dhënit”, tha ndër të tjera Marin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button