Hyrja në “Grande Fratello” – Dolce e mohon lidhjen me Edin

Shkëmbimi i banorëve midis Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello ka nisur me një moment të paparashikuar për fansat e çiftit Dolce-Edi.
Dolce ka hyrë në shtëpinë italiane mbrëmjen e kaluar dhe menjëherë ka tërhequr vëmendjen me sjelljen dhe përgjigjet e saj.
Gjatë bisedës së parë me banorët italianë, ajo është pyetur direkt për statusin e saj.
“A je e lidhur me dikë?”, përgjigja e Dolces ka qenë e menjëhershme dhe e prerë: “Jo, jo”, pa përmendur fare Edin.
Kjo deklaratë ka habitur shumë pasi në BBVK u panë duke qëndruar vazhdimisht bashkë, me puthje e përqafime.
Disa kanë komentuar se përgjigja e Dolces mund të jetë një strategji për t’u dukur më misterioze dhe interesante për banorët dhe publikun italian.
Të tjerë mendojnë se ajo e konsideron lidhjen me Edin thjesht një flirt, por jo diçka më serioze.
Hyrja e saj ka krijuar menjëherë spekulime në rrjetet sociale, me ndjekës që përpiqen të kuptojnë nëse ky ‘mohim’ është i sinqertë apo pjesë e lojës.




