Lajme

Hetimet për pronat e ushtrisë, Qyno: Ka një video 5 orësh në SPAK, pastaj u vendos për kontrollet, por Xhaçka nuk preket…

Gzetari investigativ Elton Qyno, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit pas paraqitjes së Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve ku ai më shumë u mundua që të justifikonte mosveprimin pët të hetuar aferat e Edi Ramës dhe jo të shpjegonte punën e tij. 

Ai ka komentuar edhe operacionin e orëve të fundit për të hetuar kalimin e pronave të ushtrisë tek aligarkët e  Ramës dhe Xhaçkës.
 
Elton Qyno:
 Për të diskutuar për këtë çështje unë do të jap disa detaje teknike të cilat vijnë jo vetëm nga aksioni i sotshëm pë kryerjen e kontrolleve dhe nga mënyra se si ka marrë spunto ky operacion.

Kjo çështje është regjistruar qysh prej fillimit të vitit 2022, kryesisht është bazuar tek një denoncim të ish admiralit të flotës detare Artur Meçollari dhe më pas ka filluar me mbledhjen e dokumenteve, por ajo që i dha një spunto pas vendimit të sekuestros së kësaj prone. Thjesht është sekuestruar dhe është kaluar në menaxhim nga drejtoria e pronave të sekuestruara.

Por që të vijmë tek aksioni i sotshëm është një video 5 orësh që është dorëzuar në SPAK me 15 shtator të këtij viti nga avokati Arben Llanagozi i cili ka hyrë në dijeni të kësaj videoje dhe më pas e ka publikuar këtë video. Pikërisht pas publikimit, oficeri i çështjes që ndjek këtë hetim dhe prokurorja e dosjes kanë urdhëruar që kjo video të administrohej si provë materiale në SPAK. Dhe pasi është administruar dhe është këqyrur i gjithë diskutimi i kësaj videos ku shfaqen gjeneralët kryesorë të ushtrisë dhe të Shtabit të Përgjithshëm, atëherë vendoset dhe i drejtohet Gjykatës me kërkesën për lejimin e  kontrolleve në disa banesa siç janë bërë gjatë ditës së sotme tek dy biznesmen dhe tek ish Shefi i Shtabit të Ushtrisë….

….Këtu merren vetëm me bishtat. Me ata që kanë përfituar dhe me dy tre elementë që kanë firmosur, por nuk merren as me Olta Xhaçkën e cila ka qenë shtytësja kryesore. Në këtë rast shtytësi kryesor i dhurimit të pronës publike tek privatët është pikërisht Ministrja e Mbrojtjes në atë kohë Olta Xhaçka. Dhe pavarësisht kësja situata nuk është bërë asnjë veprim kontrolli ndaj saj. Përveç disa deklarimeve që janë marrë nga qershori i vitit të kaluar. Dhe asnjë veprim nuk është kryer me tepër. Pra edhe kjo nuk vjen si një nisme nga SPAK, se videoja ka qenë në institucion, por vjen si një nismë nga shoqëria civile nga raportime gazetareske. Dhe SPAK është njohur me këtë prove të re me këtë mbledhje 5 orësh dhe me këtë diskutim që është bërë atje dhe pastaj është vepruar në këtë lloj forme….

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button