Hamataj: ”Diella” talli m*nderen me opozitën, i bën të duken më të pashpresë

Avokati, Ermal Hamataj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ‘’Diella’’ talli menderen me opozitën dhe i bën ata të duken më të pashpresë.
Hamataj: Meqë Rama kishte ca kohë nuk kishte vajtur në parlament, këta duhej të kishin marrë edhe trëndafila.
Këto duhej të ishin të gëzuar tani pse erdhi Rama në parlament.
Edhe madje duhej të ishin akoma më të gëzuar pse Ramës i duhej tashmë edhe një gjë, një eter që nuk ekziston, që të talli edhe ajo menderen me këta në vend të Ramës.
Këtë duhej të bënin këta. Në fakt deputetët e opozitës janë në pikë të hallit edhe pa e pasur ‘’Diellën’’ përballë.
Dhe fakti se e kanë ‘’Diellën’’ përballë nuk është se i bën të duken më keq, i bën të duken më të pashpresë.
Nuk po flas vetëm për opozitën, por po flas edhe për ne që jemi nga ana tjetër që jemi njerëzit.
Ai zotëria është duke u tallur hapur jo vetëm me opozitën por me të gjithë shqiptarët.
Dhe nga ana tjetër ne na duhet të duartrokasim sepse jemi të pafuqishëm për ta ndryshuar.