“Grupet kriminale mburren para rivalëve”, Karamuço zbulon se kush po e mbush Shqipërinë me a*më

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se ekzistojnë disa linja të trafikut të armëve drejt Shqipërisë të cilat më pas përdoren nga grupet kriminale në vend.
Ai shpjegoi se arma shihet si një mjet shumë i rëndësishëm nga grupet kriminale të cilën shpesh e përdorin edhe për t’u mburrur para rivalëve.
Karamuço u shpreh se është një linjë që vjen nga Sllovenia, kalon në Bosnje, Mal të Zi dhe futet në Shqipëri, por është edhe linja e industrisë ushtarake të Serbisë e cila u fut shumë në tregun e zi.
Ka një linjë të konsoliduar të armëve, disa janë armë të prodhimit slloven, është një linjë që vjen nga Sllovenia, kalon në Bosnje, Mal të Zi dhe futet në Shqipëri, por është edhe linja e industrisë ushtarake të Serbisë, u fut shumë në tregun e zi. Kemi edhe linjën turke, që është edhe linja e tretë. Kemi parë edhe armë elitë të forcave speciale turke që kanë qenë në duar të organizatave kriminale. Kemi edhe armë relike, që këta i kanë parë në filma, shumë i kanë për famë, i mburren njëri-tjetrit për armët e mira që kanë në brez”, tha Karamuço




