Gon Llakaj i përgjigjet Ermal Mamaqit: Jam i ri dhe vazhdoj të rinohem

Ermal Mamaqi tha në një intervistë se ‘Të gjithë personazhet që janë në panel jurie, kanë dalë në pension përsa i përket karrierës’. Teksa të gjithë pyetëm se për kë e kishte këtë ‘kunjë’, ai që ka reaguar mbrëmjen e djeshme ishte Agron Llakaj.
Në nisje të ‘Albania’s Got Talent’, moderatori Isli Islami i tha aktorit të njohur: Kot që harxhojmë paratë për karrige për ty, Goni, sepse ti nuk ulesh kurrë.
Llakaj u përgjigj: Jam i ri dhe vazhdoj të rinohem.
Por nuk mbaroi këtu. Në daljen e një konkurenti, i cili ishte ventrikulist (quhen aktorët që flasin me një kukull në dorë dhe bëjnë zërin e saj/tij), aktori, nëpërmjet kukullës që kishte në dorë i thotë Gonit me humor: Je kot aty në juri….
Menjëherë Goni iu përgjigj: “Jam pensionist”, duke i vënë ‘pikën’ dyshimeve që mund të kishte dikush.




