Life Style

Gjykata e Stambollit me precedent historik, burri paguan pension për dy macet pas divorcit

Një rast divorci në Stamboll përfundoi me një marrëveshje të pazakontë: ish-bashkëshorti do të paguajë një pension periodik për dy macet e familjes. Një vendim që ka hapur debat mbi rolin e kafshëve shtëpiake në ligjin turk.

Divorci “me konsensus”, por me një detaj të veçantë

Çifti turk u nda pas 2 vitesh martesë dhe Gjykata vendosi që burri t’i paguante ish-bashkëshortes 550 mijë lira turke (rreth 13 mijë euro).

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte marrëveshja për kujdesin dhe financimin e dy maceve. Në dokumentet e paraqitura në gjykatë shkruhej: Bu?ra B. pranon që kujdesi për dy macet t’i besohet ish-bashkëshortes Ezgi B.

10 mijë lire turke çdo 3 muaj për 10 vjet

Më tej, marrëveshja përcakton se Bu?ra B. do të paguajë 10 mijë lire turke çdo 3 muaj për shpenzimet e kujdesit të maceve, për një periudhë 10-vjeçare. Shuma do të rishikohet sipas indeksit të çmimeve të konsumit të publikuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave në Turqi.

Juristët e konsiderojnë këtë një “pension të ri për kujdesin e kafshëve”, pasi pranon rolin juridik dhe emocional të kafshëve shtëpiake, përtej konceptit të thjeshtë të pronësisë.

Ligji turk ndryshon qasje

Sipas Kodit Civil turk, macet klasifikohen ende si “pasuri e lëvizshme”, por ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Kafshëve Nr. 5199 kanë hapur mundësinë për interpretime të reja: tani është e mundur të përfshihen klauzola mbi mirëqenien, kujdesin dhe mbështetjen financiare të kafshëve në marrëveshjet e divorcit.

Përpara kësaj, në Turqi kishte raste ku palët pajtoheshin për shpenzimet e ushqimit ose veterinarisë, por askush nuk kishte marrë përsipër një angazhim të strukturuar dhe afatgjatë.

Pasqyrim i dashurisë së turqve për macet

Rasti nuk habit shumë ata që njohin lidhjen e ngushtë midis turqve dhe maceve. Sipas organizatave për mbrojtjen e kafshëve, në Turqi jetojnë mbi 4.7 milionë mace shtëpiake dhe më shumë se 5 milionë mace rrugësh, të kujdesura nga qytetarët dhe bashkitë, sterilizohen dhe i nënshtrohen kujdesit veterinar.

Disa raste ikonike: Gli, macja e Hagias Sofias që u bë e famshme në rrjetet sociale dhe u fotografua me Barack Obamën, apo Tombili, macja e famshme e Kadıköy-it, për të cilën ekziston edhe një statujë.

Një koncept i ri i familjes

Gjykata e Stambollit do të duhet të konfirmojë formalitetet, por rasti tashmë ka hyrë në historinë e jurisprudencës turke. Historia e ish-çiftit tanimë shënon një hap simbolik drejt një ligji më empatik, që njeh vlerën emocionale të kafshëve në familje.

Avokatët turq e konsiderojnë një ndryshim që mund të frymëzojë marrëveshje të ngjashme në të ardhmen, ndërsa në rrjetet sociale historia është pritur me mbështetje dhe simpatizim.

Në një vend ku macet jetojnë në oborre, xhami dhe sheshe prej shekujsh, një pension për dy mace nuk duket si ekzagjerim, por si shprehje e një dashurie të thellë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button