ShowBiz

“Gëzuar!”, Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti ‘ndezin motorët’ për Big Brother

Big Brother Vip Kosova ka nisur punën për eidicionin e katërt të tij dhe dy prezantuesit e kahershëm: Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, kanë dhënë sinjalet e para se shumë shpejt do të jenë në ekran.

Në fotografinë e publikuar nga Alaudini në rrjete sociale, dyshja shihen duke ngritur gotat në një ambient elegant, me mbishkrimin e shkurtër, por domethënës: “Gëzuar”.

Të dy duken të qetë, të buzëqeshur dhe të relaksuar, duke shijuar një drekë miqësore, ndërsa atmosfera e përzgjedhur i ka dhënë postimit një ndjesi gëzimi e bashkimi profesional.

Komentet nën postim janë mbushur me pyetje dhe urime, teksa shumë ndjekës shprehin padurim për të parë çfarë surprizash do të sjellë edicioni i ri.

Jonida dhe Alaudini kanë krijuar një kimi të veçantë në skenë, duke u bërë një nga dyshet më të pëlqyera të televizionit shqiptar. Ndaj, ky “gëzuar” i përbashkët shihet jo vetëm si një moment miqësor, por edhe si fillimi simbolik i një aventure të re televizive, që pritet të mbajë publikun para ekranit gjatë gjithë sezonit të ardhshëm.

“Gëzuar!”, Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti ‘ndezin

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button