Lajme

Frederik Ndoci si student i Nanos zbulon “gabimin” e Ramiz Alisë. Ja batutat me liderin historik të PS-së: FN ti, e FN unë, kush është më i madhi mes nesh?!

Ndarja nga jeta e liderit historik të PS-së, Fatos Nano, është shoqëruar me reagime të shumta. Këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci, zbulon njohjen që ka patur me Nanon.

Mes të tjerave, ai thotë se Nano do të ishte me mirë nëse do tënë krye të PD—së. Ndoci zbulon edhe disa nga batutat me Nanon nga nota 9 në fakultet, kërkesa për ta kthyer nga SHBA dhe pas kthimit në vitin 2006 i tha të largohet sërish sepse “Shqipërinë e mori lumi”.

Postimi i plotë i Frederik Ndocit:

Lamtumir Profesor Fatos Nano.

Nuk mund te harroj shum gjana…

Nuk mund ta harroj sloganin e Ramiz Alia: ..”ne kalkulimet e mia mund te them se kam gabuar vetem ne nje, qe nuk vura ne krye te PD Fatos Nano, ai ishte perfekt per te ndertuar nje strukture te re bindese te grup pluralizmave. PD do ish sigurisht me bindese me liberalin F.Nano”

Skam se si te harroj se cfar thate ne vlersimin tem se per mu keni qene student perfekt, meriton 10 por; nuk po ta prishi biografine e po te ve 9(?!?) ne Materializem Dialektik dhe Historik.

Ne New York kur me the ktheu ne Shqiperi se po ndryshon gjithshka, u ktheva dhe u takuam diku ne fund Tetor 2006 te dy kullat, me ftove ne zyren tande dhe me the ik prap se tashti e mori lumi perfundimisht kete vend…skan per te kuptuar kurr artin e shpirtin tand, kthehu para se te mos jet vone!

Ate ditë ne dreke para koncertit recital ne Shkoder qe ishit nje konference takimi per plan prespektivat qe e prisnin elektoratin shkodran gjithnji oponenc ne Shkoder.

Po dilja nga dera kryesore nga Teatri dhe disa hapa larg mu shfaqe i ndjekur nga 500-600 ndjekes.

Hape krahet dhe mu drejtove FN ti e FN un kush esht ma i madh? E un thashe Fan Noli..me perqafove dhe iu drejtove ndjekesve, -“a e degjuat? A e kuptoni kete njeri? Ky esht ai qe do ta kuptoni pas vdekjes, esht iluminist utopik i kesaj epoke”

Pastaj u ulem bashke ne rradhe te pare ne amfiteater. Ate nate dola i pa ngrene ne koncert, çuditerisht nuk kisha uri…

Ju ishit themeli i liberalizmit politik qe farketove rrugen nga majtas djathtas… insistimi juaj burreria intelektuale mendje mprehtesia e largpamesia Juaj ka themelet sot PS qe zgodhi te japesh dorheqjen dhe te pranosh liderin e ri qe u ba njeriu ma i pushtetshem politik ne demokracine moderne.

I pavdekshem kujtimi yt.

Keqardhje per largimin Tuaj ndjejn edhe shumica e atyre qe nuk pushuan asnjehere!

Shumica e tyre sot ndershmerish ndjejne admirim dhe duan sduan po perkulen ne shenje respekti qe ia imponoi sjellja Juaj me energjine pozitive qe percolle ne cdo cast te jetes.

Lamtumir profesor i dashtun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button