Life Style

Fatos Nano në luftë me vdekjen, i përfoluri si kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës: Se di s’i mund t’ju vijë keq për të…

Florjan Haçkaj, emri i të cilit u lakua gjerësisht kohëve të fundit si kandidati i mundshëm që do të garonte për Bashkinë e Tiranës, ka sulmuar Fatos Nanon, që po lufton për jetën prej ditësh.

“Më dhemb shpirti kur shoh sot njerëz që shprehin keqardhje për Nano, madje edhe prej atyre që e quajnë veten opozitarë”, shkruan Haçkaj më tej, duke kritikuar ata që sot, sipas tij shprehin solidaritet për Fatos Nanon.

Kjo, pasi sipas tij, Nano i ka zaptuar shtëpinë.

Kam vetëm një keqardhje: që ai dhe të tjerë si ai nuk morën kurrë dënimin që merituan për të kaluarën komuniste dhe për zbutjen e tranzicionit që ruajti strukturat e vjetra nën petkun e demokracisë. Sot, bijtë e tyre vazhdojnë të na drejtojnë, ndërsa në tetor kujtohet sërish diktatori Hoxha si “figurë historike”. Një popull që harron historinë e tij, është i destinuar ta përjetojë përsëri atë”, shkruan Haçkaj reagimin e tij.

Postimi i plotë:

Keqardhje per Fatos Nanon!

Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja ne Tiranë! Një vile e mrekullueshme e ndërtuar me djersë e me shumë punë, të cilen e pushtuan të babziturit komunistë në vitin 1948 !! Në atë ditë të urryer, gjyshja ime e ndjerë u kthye në shtëpi dhe gjeti disa placka e pak mobilje të ngarkuara në një kamion, bashkë me familjarët e saj, të cilët u DEBUAN pas torturave pa fund ndaj stërgjyshit tonë!!

Në vitin 1951, aty u vendos familja Nano, dhe aty lindi Fatos Nano në vitin 1952. Deri nga fundi i viteve ‘90, ajo shtëpi mbeti në duart e tyre. Kur përpiqeshim ta rimerrnim pronën pas rënies së komunizmit, përballeshim me kërcënime me jetë, arrogancë dhe një tallje të hidhur: “Falënderoni që po ju lejojmë të hyni në shtëpinë tonë!”

Kjo është trashëgimia e komunizmit: grabitje, dhunë, internime dhe padrejtësi që vazhdojnë të rëndojnë ndër breza. Më dhemb shpirti kur shoh sot njerëz që shprehin keqardhje për Nano, madje edhe prej atyre që e quajnë veten opozitarë.

Kam vetëm një keqardhje: që ai dhe të tjerë si ai nuk morën kurrë dënimin që merituan për të kaluarën komuniste dhe për zbutjen e tranzicionit që ruajti strukturat e vjetra nën petkun e demokracisë. Sot, bijtë e tyre vazhdojnë të na drejtojnë, ndërsa në tetor kujtohet sërish diktatori Hoxha si “figurë historike”.

Një popull që harron historinë e tij, është i destinuar ta përjetojë përsëri atë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button