ShowBiz

“Është martuar me mua për letra…”/ Rabea Shahini sqaron njëherë e mirë raportin me Mirin

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Wake Up” ka qenë bashkëshortja e Mirit, banorit të “Big Brother VIP 5”, Rabea Shahini.

Gjatë kësaj interviste, ajo ka folur për rrugëtimin e Mirit brenda shtëpisë, por edhe ka sqaruar përfundimisht thashethemet që kanë qarkulluar në media lidhur me martesën e tyre.

E pyetur se si i ka përjetuar aludimet e njerëzve që e vinin në dyshim marrëdhënien, Rabea u shpreh:

“Unë jam mësuar nga politika që shprehen shumë gjëra që nuk janë gjithmonë të vërteta. Nuk është se më prek shumë, por ka shumë gjëra që nuk janë të vërteta. Ne as jemi ndarë, as kemi ndonjë marrëdhënie të çuditshme”.

Në vijim të bisedës, ajo hodhi poshtë në mënyrë kategorike zërat se Miri është martuar për të përfituar dokumentet gjermane, duke zbuluar arsyen e vërtetë të kësaj situate.

“Madje për të sqaruar atë që është thënë sikur Miri është martuar me mua për letra, Miri akoma nuk i ka marrë letrat. E ka pasur mundësinë për të marrë nënshtetësinë gjermane, por nuk e ka bërë sepse e do shumë atdheun. Miri ka një karrierë këtu dhe kjo karrierë nuk vazhdon nëse nuk është këtu,” sqaroi ajo.

Për shkak se ajo vetë nuk mund të lërë punën në Parlamentin Gjerman, bashkëjetesa e përhershme në një shtet ka qenë një sfidë.

“Edhe për ne ishte vendim i vështirë. Nuk do jetë gjithmonë kështu, por për momentin… Nuk është e lehtë për ne. Është sakrificë për ne, veçanërisht për Mirin, se ai e do shumë vajzën e tij. Nuk është e thjeshtë të mos jesh gjithë kohën me të,” pranoi Rabea.

Duke u ndalur pikërisht te lidhja e veçantë mes babë e bijë, ajo zbuloi se të dy kanë një ngjashmëri të jashtëzakonshme në karakter dhe ndajnë plot rituale të përbashkëta.

“Ata vdesin të bëjnë shopping, shohin nëpër dyqane, luajnë Nintendo, rrinë shtrirë në kolltuk në të njëjtin pozicion, madje edhe flenë njësoj,” tregoi ajo me buzëqeshje.

Për ta ilustruar këtë lidhje të ngushtë, ajo ndau një moment mjaft të lezetshëm: “Një ditë e çova televizorin te BBV dhe Miri ishte në gjumë akoma, shkova tek dhoma e gjumit dhe pashë edhe vajza po flinte po në të njëjtin pozicion.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button