“Emri i qeverisë Rama lakohet në hetim ndërkombëtar”/ Dalja e emrit të tij në dosjen ‘McGonigal’, gazetari: Arsye që…

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në një emision televiziv, ka folur mbi faktin se, Edi Rama nuk po kalon dot kufirin që i ka vënë administrata Trump në SHBA, pavarësisht lobimeve të fuqishme.
Sipas gazetarit Tomorri, raportet e Edi Ramës me kartelet e drogës, dalja e emrit të tij në dosjen ‘McGonigal’ duket se i kanë mbyllur derën kryeministrit të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Emri i Edi Ramës u lakua në dosjen ‘McGonigal’, emri i qeverisë Rama lakohet në një hetim ndërkombëtar të trafikut të drogës. Mos ndoshta janë këto dosje që emri i Ramës del, arsye që Edi Rama sot ka një problem me Shtëpinë e Bardhë,’ u shpreh Tomorri.
Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve të shumta të qeverisë për të forcuar lidhjet me SHBA-në, një pengesë e dukshme mbetet në fuqi.
‘Fakti që Rama nuk e kalon dot atë pragun që i kanë vënë, dhe ne kemi folur për atë kufirin që i kanë vënë, pavarësisht tentativave të shumta, fuqisë së madhe lobuese që ka Rama, sigurisht duket që ka një derë të mbyllur në SHBA, e cila nuk hapet,’ vijoi ai.
Tomorri e lidhi këtë situatë edhe me deklaratën e të ngarkuarës me punë të SHBA në Shqipëri, e cila kërkoi hetimin e karteleve të drogës dhe pastrimit të parave.
‘Mos ndoshta janë këto dosje, duke e lidhur këtë edhe në kontekstin e deklaratës së të ngarkuarës me punë të SHBA në Shqipëri, e cila kërkon hetimin e karteleve të drogës dhe pastrimit të parave’, tha ndër të tjera gazetari Tomorri./sot.com.al