Life Style

Elsa Lila e akuzoi për vjedhje votash në Festival, por çfarë thoshte kohë më parë Albina Kelmendi për mentoren e saj?

Në intervistën e saj për “Mirëmbrëma Yje”, Elsa Lila tha se nuk e priste nga ish-nxënësja e saj Albina Kelmendi që t’i vidhte votat në festival. Madje ajo u shpreh se ‘hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë’, duke lënë të kuptohet se për Elsën ende nuk ka mbaruar kjo gjë.

Por, ndryshe nga Elsa Lila, ja çfarë ka thënë Albina Kelmendi muaj më parë për Ermal Peçin, lidhur me përballjen e dy artisteve në Festival:

“Kur e pashë që isha në finale, nuk e kisha menduar asnjëherë çfarë na sjell jeta dhe kjo është më e sinqertë se kurrë. Shpesh jet ana befason, por besoj se ballafaqimi në një garë me Elsa Lilën duhet të jetë krenari edhe për të, sepse kam qenë nxënësja e saj. Kam mësuar shumë gjëra nga ajo, thjesht jeta të çon shpesh në rrugë të ndara…”, tha ndër të tjera këngëtarja, e cila kurrë nuk do e kishte menduar se çfarë do të thoshte kohë më pas mentorja e saj. /Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button