ShowBiz

Edi për banorët e këtij viti: Energjia është shumë e lodhur

Eduard Kuçi, i cili ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova edhe vitin e kaluar, është rikthyer përsëri në edicionin e sivjetshëm të spektaklit. 

Ai ka ndarë përshtypjet e para rreth atmosferës dhe gjendjes së banorëve brenda shtëpisë.

Në një bisedë me Saranda Hodën, Eduardi ka treguar se ka vënë re ndryshime të dukshme në energjinë e përgjithshme të banorëve.

Sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar, këtë edicion pjesëmarrësit duken shumë më të lodhur.

“Shtëpia është më e madhe sivjet. Energjia këtu është shumë e lodhur. Kam hyrë atje pas një muaji”, u shpreh ai.

Megjithatë, ai mbetet optimist se me kalimin e ditëve, energjia brenda shtëpisë mund të nisë të rritet, sidomos pasi banorët të ambientohet më mirë me hapësirën dhe ritmin e lojës.

Deklaratat e tij kanë zgjuar interes te publiku, pasi vijnë nga dikush që e ka përjetuar formatin dy herë radhazi dhe i njeh mirë vështirësitë që sjell një eksperiencë e tillë. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button