ShowBiz
“E shet veten për famë” – tension mes banorëve në spektakël

Gjatë spektaklit të natës së sotme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova u publikua një klip, ku disa banorë diskutonin për Shkurta Haxhiun.
Në një moment, Alba Pollozhani bëri një deklaratë të fortë për banoren e këtij edicioni.
“E shet veten për famë”, tha ajo në një moment.
Deklarata e Albës shkaktoi reagime të menjëhershme brenda shtëpisë, duke ndezur debatet mes banorëve dhe duke tërhequr vëmendjen e publikut.
E në këtë u përfshi edhe Labinot Rexha, i cili që në hyrje ka pasur përplasje me Haxhiun.
Të njëjtit diskutuan për ngjarjet që u zhvilluan gjatë javës dhe se si kanë rrjedhur gjërat mes tyre.
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen gjërat në vazhdim




