E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

Dashi
Sot do kaloni momente shumë të lumtura pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni si në një ëndërr të bukur. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar për ju. Beqarët do kenë takime interesante dhe shumë shpejt do e fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Financat do jenë inkurajuese, megjithatë rekomandohet që ende të shpenzoni me kujdes dhe maturi.
Demi
Sot duhet t’i mbyllni sytë në disa momente dhe të mos i vini re disa gjeste të partnerit tuaj. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do jetë e qëndrueshme. Beqarët do bëjnë shumë persona për vete, por më pas nuk do dinë kë të zgjedhin për të filluar një lidhje. Në planin financiar duhet t’i bëni sytë katër dhe të kontrolloni mirë e mirë gjendjen para se të shpenzoni.
Binjakët
Mos u tregoni shumë autoritarë sot në jetën tuaj në çift, por mundohuni të toleroni herë pas here dhe të bëni lëshime. Beqarët nuk do realizojnë ndonjë takim të veçantë dhe do mbeten sërish vetëm. Për të humbur mendjen, dilni dhe argëtohuni me miqtë. Situata financiare do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite. Mos kërkoni të pasuroheni menjëherë.
Gaforrja
Ambienti do jetë mjaft elektrizues gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do bini dakord për asgjë me atë që keni në krah. Beqarët do kalojnë një ditë harmonike dhe të mbushur me emocione. Do takojnë personin për të cilin aq shumë kanë ëndërruar. Në planin financiar shmangni shpenzimet kuturu dhe matuni mirë për çdo hap që do hidhni.
Luani
Të dashuruarit do kalojnë një ditë shumë normale dhe pa asgjë të veçantë. Mirë do jetë t’i merrni gjërat si t’ju vijnë. Beqarët nuk duhet të presin mrekulli gjatë kësaj dite, por nga ana tjetër nuk duhet as të mbyllen në vetvete dhe të presin që dashuria t’ju bjerë nga qielli. Financat duhet të mbahen gjithë kohës nën kontroll në mënyrë që gjendja të mbetet e mirë.
Virgjëresha
Do i zgjidhni më në fund problemet që keni pasur në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni shumë më të qetë. Pasditja dhe mbrëmja do jenë shumë të bukura dhe emocionuese. Beqarët duhet t’i shprehin ndjenjat që kanë për dikë, përpara se të jetë shumë vonë. Financat do jenë goxha të mira. Përfitoni nga kjo për të kryer ndonjë investim më tepër se zakonisht.
Peshorja
Planetët do e mbrojnë gjatë gjithë ditës sot jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të mrekullueshme me partnerin dhe do e dashuroni marrëzisht atë. Beqarët nuk do jenë ende gati të ndryshojnë status edhe pse mundësitë do jenë të mira. Në planin financiar nuk duhet të bëni çmenduri sepse situata është tejet delikate. Bëni kujdes!
Akrepi
Partneri nuk do jetë aspak në qejf gjatë kësaj dite dhe nuk do e durojë dot histerizmin tuaj. Ose ndryshoni, ose merrni parasysh pasojat. Beqarët kanë rrezik të fillojnë një histori dashurie të ndërlikuar dhe që do ju sjellë më shumë probleme sesa kënaqësi. Në planin financiar do jeni më shumë me fat dhe gjendja do jetë goxha e mirë. Nuk do keni për çfarë të qaheni.
Shigjetari
Ditë mjaft e bukur dhe e animuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kaloni çaste fantastike dhe të paharruara pranë atij që dashuroni. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa ndonjë takim të rëndësishëm. Në planin financiar gjendja do jetë aq e mirë saqë mund të kryeni edhe disa investime të konsiderueshme. Nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.
Bricjapi
Të dashuruarit do kalojnë një ditë pozitive dhe pa probleme. Do merren vesh mirë me atë që kanë në krah. Beqarët do kenë takime, por pa asnjë të ardhme. Përfitoni nëse ju pëlqejnë aventurat kalimtare. Financat do jenë goxha delikate. Do ju duhet patjetër ndihma e specialistëve për të vënë në vijë gjithçka, përndryshe do mbeteni pa asnjë para.
Ujori
Ditë e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione të fuqishme kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjërat do ju ecin edhe më mirë nga sa e kishit menduar. Beqarët nuk duhet të tregohen ëndërrimtarë sepse realiteti do i zhgënjejë tej mase. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Mos bëni gjëra për të cilat do të pendoheni.
Peshqit
Ditë shumë e turbullt kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë pas here do keni edhe debate të forta me partnerin dhe nuk do hapni rrugë asnjëri nga të dy. Beqarët do pëlqejnë dikë, por konkurrenca do jetë shumë e fortë. Gjeni rrugën e duhur për ta bërë për vete. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme. Nuk pritet asnjë lloj problemi, kështu që mund të shpenzoni me qetësi.




