ShowBiz

“E kuptova se kisha ndjenja për të pasi dola jashtë”, Xheneta flet për Gjestin?

Xheneta Fetahu është rikthyer në qendër të vëmendjes me rihyrjen e saj në shtëpinë e BBVK-së.

Ish-banorja e BBVK-së ka ringjallur dinamika të shumta, ndërsa duket se ka hapur zemrën edhe për relacionin e saj me Gjestin.

Edhe pse nuk e specifikoi drejtpërdrejt emrin e tij, u kuptua qartë se Xheneta po fliste për të gjatë diskutimeve me banorët brenda shtëpisë.

Me e thënë realitetin, mundem me thënë 100 për qind ndoshta kam pasur lloj ndjenja për të pa vetëdijen time, që e kam kuptu kur kam dalë jashtë… e kam kuptu në mënyrën, sjelljen që ai e ka bërë brenda… e kam kuptuar kur mua më dhembi kur e kam parë me dikë tjetër. Aty e kam vërejtur që ka diçka që mua ma ndjen”, ka thënë Xheneta.

Relacioni i saj me Gjestin ka qenë tejet i komentuar gjatë edicionit të tretë të BBVK-së.

Xheneta ka hyrë në edicionin e katërt të BBVK-së për të qëndruar 24 orë, në kuadër të një misioni nga Vëllai i Madh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button