Bota

E frikshme, rrufeja godet në ajër avionin e ekipit izraelit, gjithçka ndodhi në kthimin nga Madridi

Basketbollistët izraelit të Maccabit përjetuan një dramë të vërtetë pas kthimit nga Madridi, ku humbën ndaj vendasve me rezultatin 98:86 të enjten në mbrëmje në kuadër të raundit të 21-të të Euroligës.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, rreth 20 minuta para uljes, ndërsa avioni ishte mbi det, u godit nga rrufeja. Rrufeja ndriçoi kabinën dhe impakti u shoqërua me një zhurmë të lartë që shkaktoi panik tek pasagjerët.

Piloti reagoi shpejt dhe u përpoq t’i qetësonte pasagjerët, duke u thënë atyre se avioni ishte projektuar për t’i bërë ballë goditjeve të tilla. Megjithatë, tensioni ishte i dukshëm, derisa tifozët e Maccabi-t, të cilët udhëtonin me ekipin, treguan një reagim të papritur.

Ata filluan të këndonin dhe të brohorisnin, duke inkurajuar ekipin dhe veçanërisht lojtarin Oded Kataš, gjë që arriti ta largonte të paktën pak frikën në avion.

Basketbollisti i ri Oren Sahar përshkroi se si dukej gjithçka për portalin izraelit “One”. “Na goditi rrufeja. Avioni filloi të dridhej, gjithçka shkëlqente. Ishte e frikshme, të gjithë ishim të stresuar. Tani jemi të qetë, mbërritëm shëndoshë e mirë”, tha Sahar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button