Dy aktorët e Portokallisë e konfirmojnë: Do të jemi pjesë e “Big Brother Vip Albania 5”

Moderatorët e projektit televiziv dedikuar fëmijëve “Fun Camp” Aleksandër Grami dhe Ermir Hoxhaj, deklaruan se do të jenë pjesë e sezonit të pestë të “Big Brother VIP Albania”.
Duke pyetur edhe personazhin tjetër, Kërmill Mili, që me shaka tha se pas projektit do të ishte opinionist i Big Brother VIP Albania 5, dy aktorët e show-t të humorit “Portokalli” u shprehën se edhe ata do të ishin aty, si banorët e sezonit të ri të spektaklit më të ndjekur shqiptar.
“Ne do të jemi banorë”, thanë ata, teksa Mili i habitur tha se do u jepte opinione kritikuese në çdo puntatë.

Projekti televiziv “Fun Camp” u realizua në një kamp, pranë natyrës dhe kafshëve me lojëra dhe sfida për të vegjlit.
Aktori Ermir Hoxhaj ka qenë i ftuar në një nga prime e BBV4, ku edhe ka imituar aktorin Laert Vasili. Por a do jetë pjesë e BBV5 Ermiri apo Sandri? Apo të dy bashkë? Kjo mbetet për tu parë në javët në vijim. Produksioni deri më tani as nuk e ka konfirmuar dhe as e ka mohuar deklaratën e dy aktorëve.




