Vendi
Durrësi kthehet në “Venecia”, qytetari lëviz me kanoen nëpër qytet

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e qytetit të Durrësit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Një qytetar ka zgjedhur një mënyrë alternative për të lëvizur në qytet, duke përdorur kanoen për të kaluar nëpër rrugët e përmbytura, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra.
Rrugët në qytetin bregdetar mbeten pothuajse të pakalueshme në shumë lagje të qytetit ndërkohë që shumë familje janë evakuuar, pasi uji ka hyrë brenda në banesë duke shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.




