Life Style

‘Drama’ e re ligjore në showbizin shqiptar: Moderatorja padit gazetarin, ai kërcënon me listën e eskortave të burgjeve

Situata mes moderatores Luana Vjollca dhe gazetarit Elton Tozaj është tensionuar pas deklarimeve të këtij të fundit në rrjetet sociale. Përmes një postimi në “Instagram Story”, Tozaj tha se moderatorja ka nisur një padi ndaj tij pas intervistës që ai dha në televizion. Gjatë intervistës kujtojmë se ai shprehu se Vjollca përndiqte ish-partnerin e saj dhe të dashurën e tij të re, një gjë që për ta ishte bërë një problem i madh. 

Ndërsa në Story-n e tij me deklaratën e fundit, ai u shpreh: “Qesha shum”! Pas intervistës sime VIP-ja e rradhës Luana më vë avokatin të më marrë në telefon. Këto skan as guximin të telefonojnë aq të dhjera janë! KLM dhe së shpejti me listën kush del nëpër burgje si eskort.”

Ky postim ka hapur reagime të shumta dhe diskutime të ashpra në rrjet, ndërsa nuk ka ende detaje të tjera zyrtare mbi procedurat ligjore apo padinë e përmendur nga vetë gazetari./TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button