ShowBiz

“Do fik dritat e shtëpisë”, Luizi tregon çfarë i tha Xum Allushit kur e takoi, shkakton të qeshura në shtëpi

Batutat e Luiz Ejllit nuk kursehen as për ish-banorët e edicioneve të kaluara.

Vëmendja e fituesit të BBV2 është ndalur te Xum Allushi, një nga personazhet e vitit të kaluar.

Ai përmendi frazën e famshme të Xumit, i cili shpesh thoshte: “Unë do t’i fik dritat e kësaj shtëpie”.

Gjatë një bisede me banorët e tanishëm, Luizi tregoi me humor momentin kur ishte takuar me Xumin pas daljes së tij nga shtëpia.

Sipas Luizit, Xumi e kishte pyetur nëse besonte se do t’ia kishte dalë të “fikte dritat” po të mos ishte eliminuar për shkak të incidentit të ndodhur.

Përgjigja e Luizit ka qenë epike dhe ka shkaktuar të qeshura në shtëpi.

“Me aq sa kam parë, veç një mënyrë kishe ti me ia fik dritat asaj shtëpie: Po t’i linte Top-i pa paguar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button