“Do e thyej derën po nuk dola”/ U largua nga “BBVK” me zhurmë, ky ish-banor rikthehet dhe premton ndryshime

Eduard Kuqi, i njohur si Edi, ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, është rikthyer për t’u bërë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në vend. Kësaj radhe, ai ka premtuar ndryshime, duke paralajmëruar edhe banorët.
Do të jem më i rrezikshëm”, tha ai.
Vitin e kaluar, Eduart Kuqi u bë një nga hyrjet më të diskutuara, duke ndryshuar krejtësisht dinamikat e lojës me energjinë dhe konfliktet e tij.
Por po aq i komentuar sa hyrja ishte edhe largimi i tij. Në fund të një prime-i plot tension, ai kërkoi braktisjen e menjëhershme të garës, duke deklaruar se “është lodhur psiqikisht”. Situata u përshkallëzua kur Edi paralajmëroi se, nëse nuk lejohej të largohej në atë moment, do të detyrohej të dilte me forcë, madje duke thyer derën. Largimi i tij u realizua menjëherë, por jashtë shtëpisë, ai pranoi se ishte penduar për mënyrën si u largua.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Edi ka kërkuar rikthimin ose qoftë edhe një mundësi në Big Brother VIP Albania. Dhe duket se, në fund, ishte Kosova ajo që ia plotësoi dëshirën. Tani mbetet për t’u parë nëse rikthimi i tij do të sjellë sërish shpërthime, ndryshime lojërash apo ndoshta një version të ri te tij.




