Vendi
Djali goditi me th*kë të atin dhe u arratis pas vr*sjes, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku djali, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me thikë babain e tij.
Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Autori i krimit është Marjan Kodheli i cili ka qëlluar për vdekje babain e tij Pjeter Kodheli.
Autori është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit, por forcat e Policisë menjeherë kanë rrethuar zonën dhe kane bër të mundur kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.




