Disa prej takimeve më të sikletshme në “Big Brother VIP Albania”

Banorët e “Big Brother VIP” na kanë bërë të qeshim, të qajmë, të dyshojmë, të pulisim sytë të habitur dhe jo pak herë, të sikletosemi. Në këtë artikull, kemi përmbledhur disa takime të sikletshme brenda shtëpisë së BBVA, takime që kanë qenë të sikletshme jo vetëm për ata brenda, por edhe për ne që ishim rehat në kolltuk, pa 100 kamera rrotull.
Bora & Donald
Tha se erdhi për Semin, po më shumë qëndroi me Donaldin. Çifti e kishte një problem, po se çfarë nuk e kuptuam kurrë. E vetmja gjë që pamë ishte një bisedë pak e sikletshme mes të dyve. U ndanë plot puthje, por gjërat morën rrjedhë tjetër pak javë më vonë.
Kristi & Sabiani

Kristi po shijonte flirtet me vajzën e tij, derisa babi Sabiani u bë pjesë e lojës. Bashkëjetesa shkoi mirë për aq sa zgjati, por reagimi i Kristit kur kuptoi që ai do të ishte pjesë e shtëpisë e tronditi jo pak.
Egli & Olsi

Ish-i rikthehet atëherë kur nuk e pret. Egli nuk e dinte, por “Big Brother” kishte plane të mëdha për të. Teksa shijonte romancën me Gjestin, në dhomën e suprizave e priste Olsi. Atij më në fund iu mbush mendja të bënte një takim të fundit sqarues me ish-in. Ndoshta, bisedat shijojnë më shumë kur zhvillohen përpara syve të miliona njerëzve.
Jozi & babai i Loredanës

Marrëdhënia që krijoi e bija me Jozin e shqetësoi jo pak, aq sa vendosi ta takonte për ta këshilluar. Pasi përfundoi biseda mes tyre, radha i erdhi Jozit. Shtrëngimi i duarve u la për një moment dytë dhe në një bisedë fare të shkurtër ai i kërkoi të vazhdonte lojën, por duke qëndruar larg vajzës së tij.
Jozi & mamaja e Loredanës

Vjehrra ishte më zemërbutë, aq sa Jozi nuk kurseu asnjë kompliment ndaj saj. “Më mirë e ëma se e bija,” tha ai dhe i vuri vulën këtij muhabeti.
Gjesti & Xheneta

Takimi i shumëpritur mes të dyve ndodhi gjatë një sfide. Xheneta hyri krejt papritur në shtëpi. Edhe pse nuk duhet të komunikonin me njëri-tjetrin, nuk ia përtuan disa kunja njëri-tjetrit, thjesht sa për të shfryrë gjithë tensionin e mbledhur.
Gjesti & motra e Eglit

Erdhi për të takuar të motrën e për t’i thënë disa fjalë të mira, por Gjesti e përdori këtë kohë për tu ankuar pak për të. Herë i shpjegohej e herë të tjera i sqaronte situatën me Eglin, derisa më në fund i la motrat të kalonin pak më shumë kohë bashkë.
Mali & babai

Ky ishte një tjetër moment i sikletshëm, kjo pasi Mali zgjodhi të mos e takonte të atin. Ata kishin vite që nuk e shihnin njëri-tjetrin dhe ardhja e babait në shtëpi nuk e përmirësoi aspak situatën.




