“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Xhajiç, ka reaguar për herë të parë pas humbjes turpëruese të Serbisë ndaj Shqipërisë më 11 tetor në Leskovc, një disfatë që i kushtoi shtrenjtë kombëtares serbe në garën për kualifikim.
Në një intervistë për mediat serbe, Xhajiç e cilësoi rezultatin si një “dështim kolosal” dhe konfirmoi se Federata është duke kërkuar një trajner të ri pas dorëheqjes së Dragan Stojkoviç – Piksi.
Ishte një dështim! Një dështim kolosal! Nuk ka diskutim. Nuk e di çfarë humbisnim… Për një milion arsye, ne mund dhe duhej të bënim më mirë,” – deklaroi Xhajiç.
Kreu i Federatës serbe shtoi se lojtarët duhet të tregojnë përkushtim maksimal në ndeshjet e ardhshme kunër Anglisë dhe Letonisë, edhe pse mundësitë për “play-off” janë minimale.
Të gjithë që do të veshin fanellën e kombëtares në nëntor, duhet të japin gjithçka në fushë, pavarësisht situatës. Kjo është detyra e tyre ndaj tifozëve dhe kombit,” – shtoi Xhajiç.