‘Delta Amerikane në Shqipëri, SPAK’/ Peçi: Rama jo më i preferuari i ndërkombëtarëve, ose do dorëzojë Ballukun ose..

Gazetari Ermal Peçi, në një intervistë foli për situatën e vështirë të përmbytjeve.
Ai evidentoi mungesën e shtetit në situata të tilla problematike. Shqipëria është përballur me përmbytje në shumë vende, ndërsa Durrësi vijon të jetë i “paralizuar”.
“Rama ka gjithë qeverinë nga 2013. Por kjo qeveri e ka pasur mendjen drejt shkatërrimit të shtetit dhe të ndërtojë pushtetin personal. Vetëm verat 3 mln euro e tregojnë se janë larg realitet. Pra këta kanë funksionuar me PPP, Rama kur erdhi në 2013 premtoi parajsën, por mori muratorë të ferrit. Shqipëria sot ka probleme me korrupsionin, dhe zyrtarë që pritet të shkojnë pas hekura. A është ky modeli që ne duam të shkojmë në Europë? Në asnjë moment jo. Ky sistem është shumë i vështirë të ndryshojë me rotacion politik, nëse nuk çmontohen ato që e mbajnë në këmbë”, tha ai.
Një koment e ka dhënë edhe për situatën e zëvendës-kryeministres Belinda Balluku.
Peçi tha se Delta Amerikane në Shqipëri e ka emrin e SPAK.
“Delta Amerikane në Shqipëri e ka emrin SPAK. Mendoj që do të ketë sulme qoftë për zotin Rama, por dhe për zotin Berisha, Çështja Balluku hoqi Ramës maskën se ishte njeriu që donte drejtësinë. Fakti që SPAK i ka shkuar në dyert e Kuvendit dhe i kërkon arrestimin e numrit 2, tashmë po i thotë kryeministrit që t’i që je njeriu që ke thënë ‘kush ka probleme me drejtësinë duhet të përballet vetë, sot po i jep përkrahje’. Edi Rama nuk është më i preferuari i ndërkombëtarëve. Mund të përballemi edhe me një situatë më të rëndë dhe mund të ketë shtim të personave non grata dhe kjo do të izolonte vendin dhe vetë kryeministrin Rama. Ai ose do detyrohet të dorëzojë Ballukun ose do gjenden mekanizma për të çuar drejt kësaj rrugë”, tha ai.




