ShowBiz

Deklaratat për Selinën, bashkëshortja e Mirit mesazh në “Big Love”

Një moment i veçantë dhe emocionues u transmetua në rubrikën “Big Love” të Big Brother VIP Albania, ku banorët marrin mesazhe nga ndjekësit dhe njerëzit e tyre më të afërt.
Këtë herë, në qendër të vëmendjes ishte Miri, i cili mori një mesazh nga bashkëshortja e tij. Ky moment erdhi pas një episodi të mëparshëm, ku brenda shtëpisë ishte transmetuar një video ku Miri shprehej se e do Selin, një deklaratë që nxiti diskutime dhe reagime mes banorëve dhe publikut.
Pavarësisht spekulimeve, gruaja e tij zgjodhi të tregojë mbështetje dhe dashuri të pakushtëzuar përmes rubrikës, duke i dhënë një mesazh që ngjalli emocione brenda shtëpisë:

Mos ki merak për çdo hap që ke bërë deri më tani. Jam me ty, në anën tënde, dashuria jonë është e shenjtë dhe e vërtetë. Vazhdo si luan që je. Të dua shumë”.
Ky mesazh krijoi një atmosferë emocionuese dhe u komentua gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët e interpretuan si një shenjë të fortë mbështetjeje për Mirin gjatë aventurës së tij në shtëpinë më të famshme të reality show-ve në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button