Ç’TË JETË VALLË? Brenda dy vitesh, tre përmetarë zhduken në të njëjtën rrugë! Asnjë gjurmë për fatin e tyre

Një ngjarje e rëndë po trondit komunitetin e Përmetit! Tre qytetarë janë zhdukur në të njëjtën vijë rrugore, duke krijuar një situatë shqetësuese dhe misterioze.
Agron Çumani është parë për herë të fundit para 3 ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë, dhe prej atëherë asgjë nuk dihet për fatin e tij.
Në të njëjtën zonë, dy persona të tjerë, Niko Dhimitri dhe Filip Kristidhi, kanë humbur jetë prej dy vitesh, pa u gjetur asnjë gjurmë, as nga familjarët, as nga komuniteti, dhe as nga autoritetet policore.
Kjo situatë ka ngritur shumë pyetje tek banorët e zonës. Pse nuk po kryhen hetime të thelluara në këtë vend? Pse nuk janë marrë në pyetje personat dyshuar? A ka dikush që fshihet pas kësaj misteri, ndoshta dikush i sëmurë mendërisht ose i rrezikshëm që mund të jetë pas kësaj humbjeje të papritur? Këto janë pyetje që vazhdojnë të mbeten pa përgjigje.
Madje edhe nëse ata janë mbytur në Vjosë, siç sugjerojnë disa, deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë që ta mbështesë këtë teori. Misteri i zhdukjes vazhdon të jetë i pazgjidhur; çdo vit, një përmetar zhduket pa shpjegim.
Një fenomen i frikshëm që kërkon përgjigje të shpejta dhe të së vërtetës.




