ShowBiz

Çfarë bëri Luiz Ejlli në “Fan Club”? Puthje romantike mes fituesit të BBV 2 dhe Kiara Titos

Vetëm disa orë pas prime-t të parë të “Big Brother VIP 5” ka startuar gjithashtu edhe “Big Brother VIP Fan Club” nën moderimin e Kiara Titos.

Ky program nisi ndryshe, ku i pari që hyri në skenë ishte fituesi i edicionit të dytë të reality show-t, Luiz Ejlli, i cili prezantoi bashkëshorten e tij.

Zonja dhe zotërinj, çapaçula. Në shtëpinë e tretë më të famshme, se e para është Shtëpia e Bardhë, e dyta është Shtëpia e Big Brother, e treta është kjo ku jam unë, shtëpia e Fan Club BBVIP.

Kam ardhur vetëm për një qëllim. Ju do thoni çfarë do ky këtu. Unë do prezantoj atë që do e prezantojë. Ajo është një vajzë, një grua tashmë, që nuk do të jetë kurrë vetëm sepse më ka mua në krah. Janë munduar ta lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është drita e diellit. Bashkëshortja ime, nëna e Lunës, Kiara Tito Ejlli.

Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij. Tani mua më duhet të iki se më vjen nëna në Rinas. A të rri unë apo merresh vetë ti me këto”, u shpreh me batuta Luiz Ejlli.

Batutat vazhduan me Kiarën që tha: “Një pyetje kam unë. Unë jam këtu, ti je këtu, ku është Luna?”.

Në fund nuk munguan as momentet romantike, me Luizin që i dhuroi një puthje Kiarës përpara se të largohej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button