Life Style

“Burrat e sotshëm”, Arjola Demiri ironizon Mateon: Mbylle, se po del ti ‘princesha’

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, Arjola Demiri, ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i dhënë një përgjigje të fortë Mateo Borris, i cili ka vazhduar të flasë për raportin e tij të kaluar me Brikenën. Në një video të publikuar së fundmi, Arjola e ka “thumbuar” hapur ish-konkurrentin, duke e akuzuar se po përfiton nga lidhja e mëparshme për të marrë vëmendje në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.

“Fama jote nuk është e jotja, Mateo. Nuk është vetë personaliteti yt që të bën të spikatur, por historia jote e kaluar,” shkruan Arjola, duke ironizuar mënyrën si Mateo tenton të rikthejë vëmendjen tek vetja përmes Brikenës. Ajo ka theksuar gjithashtu se Brikena nuk ka nevojë të flasë: “Ajo nuk do të njihet përmes teje. Nuk ka nevojë të thotë gjë, mjafton që nuk të dëgjon më. Flet pa zë dhe pa figurë.”

Në përfundim, Arjola i bëri thirrje Mateos të mbyllë kapitullin e Brikenës, duke i kujtuar se raporti i tyre ka përfunduar që në fillim. Reagimi i saj ka ndezur sërish debatet dhe komentet në rrjetet sociale, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një nga temat më të ndjekura të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button