ShowBiz
Bia Khalifa eliminohet nga BBVK 4

Bia Khalifa është e eliminuara e mbrëmjes të së premtes nga shtëpia më e famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.
Ajo nuk arriti t’i shpëtojë televotimit, ku përballë tij ishin të nominuar edhe Ludo Lee, Kushtrim Kelani, Alba dhe Arditi, në një garë të fortë me shumë tension dhe pritje nga publiku.
Bia e cila me origjinë është rumune, përgjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova 4 shkaktoi mjaft dinamika. Por pengesë e madhe për të mbeti gjuha shqipe, të cilën nuk e posedonte edhe në nivel aq të mirë.
Megjithatë edhe me të arritur në atudio, ajo nuk kishte biletë kthimi dhe tha se nuk e kishte ndër mend të kthehej, edhe po t’i qëllonte bileta e fatit.




