Politike
Berisha fliste për rrëzimin e qeverisë, aleatin e tij e zë gjumi

Teksa Sali Berisha mbante fjalën e radhës, në një tryezë me parti politike opozitare, një nga aleatët e tij më besnikë duket se nuk i rezistoi dot lodhjes.
Selami Jenisheri u kap nga kamerat duke dremitur në sallë, në një moment kur kryetari i PD-së po fliste për rrëzimin e qeverisë.
Një pamje që flet më shumë se çdo deklaratë, duke treguar se jo të gjithë aleatët janë zgjuar plotësisht për betejën politike, disa duket se janë ende në fazë pushimi.




