ShowBiz

Benita e Toney bëjnë plane për martesë, zgjedhin edhe këngëtarin që do t’u këndojë në dasmë

Romanca mes Benitës dhe Toneyt në Big Brother VIP Kosova po bëhet gjithnjë e më e dukshme. 

Dy banorët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë pranë njëri-tjetrit, shpesh të përqafuar dhe të pandarë gjatë ditës.

Sot, dyshja kanë shkuar edhe më larg, duke hapur biseda për planet e së ardhmes. Në një moment të ngrohtë, Toney e ka pyetur Benitën me humor se kur mendon të martohen.

Benita, duke qeshur, i është përgjigjur me një batutë që ka bërë të qeshin edhe banorët tjerë: “Në dasmën tonë do të këndojë Labi”.

Ky moment ka shtuar edhe më shumë aludimet për afrimin e tyre brenda shtëpisë, ndërsa publiku po e ndjek me shumë interes zhvillimin e këtij raporti që dita-ditës po bëhet më i afërt dhe më i ëmbël. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button