Bën ‘vik*imën kot’? Françeska Murati nxjerr ‘zbuluar’ Stelinën: E dinte për puthjen e Kejsit me Inën

Një kthesë e fortë dhe e papritur ka ndodhur pas Prime-t të fundit të “Big Brother VIP”, duke vënë seriozisht në dyshim sinqeritetin dhe lojën e banores Stelina, e cila gjatë spektaklit u shfaq e tronditur nga disa zhvillime brenda shtëpisë.
Gjatë mbrëmjes, produksioni i dha Stelinës mundësinë të hapte të ashtuquajturën “Kutia e Pandorës”, e cila përmbante një të mirë dhe një të keqe. E mira ishte shfaqja e një videoje komprometuese ku Kejsi shihej duke u puthur me Inën, një moment që supozohej t’i jepte Stelinës më shumë qartësi për raportin e saj me Kejsin. Ndërkohë, e keqja që fshihej në kuti ishte përballja e drejtpërdrejtë në lojë me Inën, duke e futur Stelinën në një situatë të vështirë emocionale dhe strategjike.
Pas shfaqjes së klipit në monitor, Stelina reagoi para publikut duke deklaruar se e priste një situatë të tillë, por theksoi se deri në atë moment “nuk e kishte parë me sytë e saj” atë që kishte ndodhur mes Kejsit dhe Inës. Ky reagim u interpretua si një moment sinqeriteti dhe surprize nga ana e saj.
Por gjithçka ka marrë një tjetër drejtim pas një reagimi të fortë nga opinionistja e “Fan Club”, Françeska Murati. Përmes një postimi në InstaStory, Françeska ka vendosur të publikojë biseda private me Stelinën, të cilat datojnë përpara hyrjes së kësaj të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Në mesazhet e shkëmbyera më 29 dhjetor, Françeska Murati i ka dërguar Stelinës pikërisht videon ku Kejsi shihet duke u puthur me Inën. Krahas videos, Françeska i shkruan:
“S’e di nëse e ke parë këtë video po doja të thoja që je super goc dhe meriton të gjesh më mirë.”
Përgjigja e Stelinës, e publikuar gjithashtu nga Françeska, ka qenë e drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok:
“E kam parë. Faleminderit.”
Ky detaj ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi reagimin e Stelinës gjatë Prime-t, pasi sipas këtyre bisedave, ajo kishte qenë në dijeni të videos shumë kohë përpara se të futej në shtëpi.
Françeska Murati e ka shoqëruar publikimin e mesazheve me një shkrim thumbues, duke lënë të kuptohet se sjellja e Stelinës brenda shtëpisë është thjesht një akt për lojë dhe për publikun:
“Lojra të bëjnë me njëri-tjetrin, po jo me ne.”





